Bota

Refuzoi të kryente marëdhënie me të! Marokeni merr thikën, qëllon ndaj gruas së tij, arrestohet pas disa ditësh

22 Gusht 2021, 06:26 Nga DOSJA
Refuzoi të kryente marëdhënie me të! Marokeni merr

ITALI- Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 42-vjeçar maroken theri me thikë gruan e tij. Krimi ndodhi në Canosa pak ditë më parë, por vetëm sot u bë e mundur arrestimi i autorit.

42-vjeçari goditi disa herë me thikë në fytyrë dhe trup gruan e tij pasi kjo e fundit refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Por autori nuk u mjaftua me aktin e rëndë, pasi me të njëjtën thikë i preu flokët të resë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Gruaja mori plagë në fytyrë, në vesh, në duar por dhe në pjesët e tjera të trupit, ndërkohë që iu nënshtrua një operacioni që zgjati disa orë.

Pas arrestimit, 42-vjeçari, i cili nuk e mohoi ngjarjen, u dërgua në komisariatin në Andria, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe deformim të pamjes përmes lëndimeve të përhershme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet burri ne itali dhune ndaj gruas itali arrestohet burri ne itali dhune ndaj gruas itali

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 05:33

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën vendimin për zgjerim të listës së personave që do të strehojë përkohësisht nga Afganistani, si pasojë e krizës në këtë ...