Editorial

Koment: Ardhja e afganëve kundërshtohet vetëm për shkak të Ramës

15 Gusht 2021, 09:04 Nga DOSJA
Koment: Ardhja e afganëve kundërshtohet vetëm për shkak

Kryeministri ka kohë që shfryn dufin në rrjetet sociale, sa herë i duhet të shprehet për një çështje të rëndësishme. Këtë bëri me Bregoviçin, me minishengenin e pagëzuar Open Balkan dhe sot me çështjen e afganëve.

Nuk bën mbledhje qeverie për të diskutuar mundësitë dhe kapacitetet. Nuk diskuton me ekspertë se si do jetojnë afganet që, në atë kohë tranzitore që do jetojnë në Shqipëri, të mos ndihen si në kamp përqendrimi. Nuk diskuton me shoqërinë si të pranohen ata intelektualë, artistë, profesionistë që do rrinë këtu ndoshta 5 vjet sa të bëhen procedurat në SHBA.

Në vend të këtyre ai sillet si rrugaçi më i artikuluar i rrjeteve sociale. Shfryn dufin me ata që janë kundër, kapet pas parimeve që as i zbaton dhe as i respekton, rrëmben flamurin amerikan (të njëjtin që shtynte me përbuzje nga tryeza kur ishte kryetar bashkie) dhe mendon se ka të drejtë ta përdorë bishtin e flamurit si shkop për të rrahur kundërshtarët.

Shqiptarët nuk e kundërshtojne ardhjen e afganëve. Ka zëra kundër që nxiten me shumë nga fakti që ky është vendim i Edi Ramës. Zëra që shohin tek pranimi i afganëve një bonus për Edi Ramën, një tjetër liçencë për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme, një mandat pa mbarim. Këta që mendojnë kështu mjafton të kujtojnë kohën kur Berisha pranoi uiguret dhe më pas muxhahedinët. Atëherë ishte Rama që hidhte gurin dhe fshihte dorën, duke dalë kundër pranimit të tyre, pasi shihte aty një mandat politik pa afat për Berishën. Pandehma doli e gabuar, ashtu si kjo e sotmja është e tillë.

Ka disa që ndihen të fyer nga mënyra se si Edi Rama, me mandatin e rrëmbyer apo të blerë, negocion arbitrarisht, duke injoruar gjithë faktorët dhe aktorët vendas. Vendime të tilla duan konsensus. Lehtesisht i arritshëm në një vend proamerikan, me tradita mikpritjeje, në një komb me ligje mikpritjeje. Pranimi i afganëve nuk ka pse mos të jetë konsensual.

Ka pak njerez që shohin tek kjo një projekt të Edi Ramës për të shpopulluar vendin nga shqiptarët, duke e lidhur me banglandeshasit dhe indianët që po vijnë si fuqi punëtore alternative dhe po popullojne bizneset dhe hapësirat e banimit.

Të gjithë ata që janë kundër pra, për secilën nga arsyet e mësiperme, janë për faj të Edi Ramës, për faj të politikes së tij për të rrembyer flamurin amerikan dhe për ta përdorur kundër të tjerëve, për faj të prepotencës vendimmarrese apo aksionit të importimit të fuqisë punëtore për të zëvendësuar shqiptarët që duan kushte pune si në Europë.

Kështu që facebook- isti që ushtron pushtetin e Kryeministrit- part time, duhet ta mendojë një herë, megjithëse është vonë: po sikur të ishte Kryeministër që punon part time në Facebook?

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial edi rama evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Editorial 11 Gusht 2021, 05:32

Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

Në historinë që rrethoi lajmin për praninë e Goran Bregoviç-it në Festivalin e Përvitshëm të Birrës në Korçë, nuk është aq shumë ftesa drejtuar mu...

Editorial 25 Korrik 2021, 16:15

Në emër të betonit

Prej kohësh, si tërë kryeqytetasit, jetoj edhe unë në epokën e betonimit të pamëshirshëm të Tiranës, betonim ky vepër e dyshes së frikshme Edi Veliaj & Erio...

Editorial 21 Korrik 2021, 14:54

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...