Editorial

Open Balkan, hapësira që ndihmon Ramën dhe dëmton Shqipërinë

14 Gusht 2021, 12:21 Nga DOSJA
Open Balkan, hapësira që ndihmon Ramën dhe dëmton

TIRANË– Pasi e bëri vetë, Edi Rama ka vënë në punë stafin e tij të deklaruar dhe të padeklaruar, që të mashtrojnë publikun. Nuk ka asnjë qëndrim, as individual as zyrtar, asnjë nënkuptim të asnjë zyrtari perëndimor në favor të Open Balkan.  Madje, të pyetur nga Zëri i Amerikës dhe Gazeta Express posaçërisht për Open Balkan, e kanë injoruar atë në favor të Procesit të Berlinit. Departamenti i Shtetit deklarohet për bashkëpunim në Standartet e Bashkimit Europian, BE dhe Gjermania për bashkëpunim gjithpërfshirës dhe për zbatimin e planit të Tregut të Përbashkët Rajonal të miratuar në 2 samite të Procesit të Berlinit.

Çdo pretendim tjetër, është një mashtrim i qëllimshëm, që të ngatërrojë publikun dhe të lehtësojë aventurën e Edi Ramës në shërbim të serbëve dhe në dëm të shqiptarëve. Open Balkan është thjesht iniciativë kundër Procesit të Berlinit, si rrjedhim është antiperëndimore. Është një iniciativë që tenton të zëvendësojë BE dhe praninë e saj me një pushtet okult, që disa figura me influencë në SHBA duan të vendosin mbi rajonin, duke përdorur, jo vetëm nevojën e autokratëve të korruptuar për hapësira të pakontrolluara nga ligji, por edhe dëshirën e fuqive lindore për të hyrë në rajon pa filtrat perëndimore.

Në këtë kuptim Open Balkan është një hapësirë politike jodemokratike dhe një hapësirë ekonomike e dyshimtë. I shërben Ramës dhe klikës politiko- ekonomiko- kriminale që ka krijuar ai, për hedhjen në një treg më të gjerë të parave të pajustifikuara dhe produkteve të tyre, por dëmton rëndë Shqipërinë, biznesin e ndershëm që punon me kosto të larta, luftën ndaj krimit të organizuar. Dëmton akoma më rëndë Kosovën, duke e izoluar politikisht dhe ekonomikisht dhe duke e ekspozuar si problem rajonal. Ata që po i shërbejnë Edi Ramës, duhet të kuptojnë se nuk është ky rasti. Përpara se të jenë rilindas, të kujtojnë se janë shqiptarë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial enton abilekaj open balkan enton abilekaj open balkan

Sondazh

Poll

Editorial 11 Gusht 2021, 05:32

Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

Në historinë që rrethoi lajmin për praninë e Goran Bregoviç-it në Festivalin e Përvitshëm të Birrës në Korçë, nuk është aq shumë ftesa drejtuar mu...

Editorial 25 Korrik 2021, 16:15

Në emër të betonit

Prej kohësh, si tërë kryeqytetasit, jetoj edhe unë në epokën e betonimit të pamëshirshëm të Tiranës, betonim ky vepër e dyshes së frikshme Edi Veliaj & Erio...

Editorial 21 Korrik 2021, 14:54

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...

Editorial 21 Korrik 2021, 12:56

Rilindja e kumarit

Nga Redaksia Investigative Network AlbaniaTë mërkurën e datës 23 qershor, rreth mesditës, në MAK Hotel Tirana (ish-Sheraton), u zhvillua pa zhurmë një ceremoni ...