Sport

Tuchel ndez derbin e Londrës dhe frikëson Arsenalin me Lukakun: Mund të jetë nga minuta e parë

20 Gusht 2021, 17:36 Nga DOSJA
Tuchel ndez derbin e Londrës dhe frikëson Arsenalin me Lukakun: Mund

ANGLI-Chelsea do të luajë këtë fundjavë derbin e dytë të Londrës, pas fitores ndaj Crystal Palace, këtë herë blutë do të përballën me Arsenal. Një nga sfidat që tifozët e Chelseat mezi po e presin dhe kjo falë debutimit të Romelu Lukakut i cili pritet të jetë në fushë ndeshjen e së dielës. Thomas  Tuchel mund të mbështetet te belgu i cili është stërvitur me skuadrën dhe do të jetë i grumbulluar, teksa vetë trajneri gjerman nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi të luajë nga minuta e parë.

“Gjatë javës është stërvitur me lojtarët që janë disi më mbrapa në përgatitje, megjithatë duket në formë mjaft të mirë dhe mund të luajë nga minuta e parë. Gjithsesi një vendim final për të do ta marrim vetëm pasi të kryejmë edhe seancën stërvitore të të shtunës”.

Pritshmëritë për sulmuesin janë të larta, jo vetëm nga tifozët por edhe nga vetë Thomas Tuchel, gjermani thekson se Lukaku ishte lojtari që i mungonte skuadrës.

“Nuk e di sa gola mund të shënojë, nga ajo që kam parë deri më tani, ai më duket një djalë vërtet i mirë, shumë ndihmues dhe i përkushtuar në punë. Natyrisht që ne presim gola nga Lukaku, sepse ai ka shënuar kudo ku ka luajtur, por edhe se ai e vë personalitetin e tij në shërbim të ekipit. Nuk e di nëse do të bëjë 30, 50 apo 60. Megjithatë, jam i bindur se do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek Ëerner, Havertz dhe Pulisic. Përfundoi trajneri gjerman.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea lukaku tuchel chelsea lukaku tuchel

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 10:40

Rey Manaj në listë për ndeshjen e nesërme

SPANJE – Ronald Kuman me sa duket ka hedhur poshtë zërat për një largim të sulmuesit kquezi Rey Manaj. Në konferencën për shtyp të pak minutave më parë, t...