Sport

Christian Pulisic, edhe pse i vaksinuar, infektohet me Covid-19 dhe izolohet…

20 Gusht 2021, 18:02 Nga DOSJA

ANGLI – Trajneri  i ‘bluve’, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se futbollisti amerikan nuk po vuan nga simptomat dhe se ka pasur të dy dozat e vaksinimit. Duke folur me gazetarët të premten, Tuchel deklaroi: “Pulisic për fat të keq pati një test pozitiv dhe duhet të ndjekë protokollet, ai nuk është në dispozicion.”

Christian Pulisic, 22 vjeç, shënoi në ndeshjen hapëse të Chelsea në Premier League kundër Crystal Palace fundjavën e kaluar. Pas testit të tij pozitiv, anësori shkroi në Instagramin e tij: “Fatkeqësisht unë rezultova pozitiv me Covid-19 në fillim të kësaj jave.

“Fatmirësisht jam plotësisht i vaksinuar dhe nuk kam simptoma deri më tani. Mezi pres të kthehem në aksion! Faleminderit për mbështetjen tuaj.”

Arsenali pret Chelsean të dielën në orën 16:30. Gjermani Tuchel shpreson të ketë në dispozicion të tij një treshe të lojtarësh të kthyer. Sulmuesi Romelu Lukaku pritet të luajë një rol, pas transferimit të tij prej 97.5 milionë paund nga Interi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenali chelsea në premier league christian pulisic crystal palace dy dozat e vaksinimit romelu lukaku thomas tuchel arsenali chelsea në premier league christian pulisic crystal palace dy dozat e vaksinimit romelu lukaku thomas tuchel

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 10:40

Rey Manaj në listë për ndeshjen e nesërme

SPANJE – Ronald Kuman me sa duket ka hedhur poshtë zërat për një largim të sulmuesit kquezi Rey Manaj. Në konferencën për shtyp të pak minutave më parë, t...