Kreu operacione të suksesshme ANTITERRORI! Qeveria Amerikane vlerëson drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano
TIRANË– Në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i ka dorëzuar Gledis Nanos, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi. Motivacioni lidhen me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.
Në certifikatë shkruhet:
“Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.
Dhënien e kësaj certifikate është njoftuar vetë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Facebook.
“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit” thuhet në njoftim.
I pyetur nga Top Channel si e komentonte këtë vlerësim amerikan për punën e tij dhe Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano tha:
“Ky vlerësim më bën më shumë të motivuar për të rritur më tej shkallën e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe të inteligjencës me partnerët tanë strategjik SHBA. Është një shenjë mirënjohje për rezultatet e punës së gjatë dhe të palodhur të të gjithë stafit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Krah partnerëve të SHBA ndjehemi më të sigurtë për t’iu përgjigjur sfidave dhe fenomeneve të kohës” deklaroi zoti Nano.
Gledis Nano bashkë me kolegun Indrit Doda u dekoruan nga ish ministri Sandër Lleshaj në Dhjetor 2020, me Medaljen e Trimërisë pas futjes në kampin Al Hol dhe Roj të Sirisë ku identifikuan dhe mësa riatdhesuan fisa gra e fëmijë shqiptarë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
PËRGATITJET/ Ngrihen tendat në zonën ushtarake të Rinasit për kontrollin e afganëve
TIRANË-Qeveria e Shqipërisë do të presë ditën e sotme qindra afganë. Një pjesë e tyre pritet të vendosen në lagjen Qyteti Studenti në Tiranë dhe një pjesë ...
E RËNDË/ Kishin ardhur me pushime nga Londra! 6-vjeçari u shkëput nga dora e prindërve, tentoi të kalonte rrugën në Shë
LEZHË– Përplasja nga kamioni rezultoi fatale për fëmijën 6-vjeçar në Shëngjin. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit. I m...
Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij
TIRANË– Një 19 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të palgjshëm kundrejt...
‘Kampionia olimpike përpara së cilës duhet të ndihemi të TURPËRUAR’/ Arben Malaj zbulon trajtimin që i bëhet Luiza G
TIRANË– Ish-deputeti Arben Malaj ka ndarë një shkrim të gjatë që në fokus ka trajtimin që i bëhet në Shqipëri, sportistes Luiza Gegës.Malaj, shprehet se ës...
Dy vëllezërit në Durrës dogjën rrënjët me ullinj! Zjarri përfshiu tokën me shkurre, arrestohet njëri, arratiset tjetri
DURRËS– Në qytetin bregetar të Durrësit, u arrestua në flagrancë Muharrem Çaushi dhe u shpall në kërkim shtetasi Kujtim Çaushi, për veprën pe...
26 ditë mes zjarreve! Maja e Rrunës ende problematike, 6 vatra aktive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Disa të proc
TIRANË– Vatrat e zjarrit ende janë aktive në territorin e Shqipërisë në ditën e 26-të të rrezikut nga flakët që janë shtrirë fillimisht në Jug të Shqipëris...
Pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit masa për sigurinë
BERAT– Policia e Beratit janë angazhuar për sigurimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në ‘Malin e Tomorrit’. Shërbimet e ...
‘BMW’ me super shpejtësi në Ksamil! Përfundon rëndë në spital 31-vjeçari, mjeti u përplas me biznesin dhe dy makinat
KSAMIL-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rre...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 gusht 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. ‘Dosja.al’ ka në faqe kryesore lajmin mbi strehimin e afganëve në Shqipëri. Ata pr...