E RËNDË/ Kishin ardhur me pushime nga Londra! 6-vjeçari u shkëput nga dora e prindërve, tentoi të kalonte rrugën në Shë
18 Gusht 2021, 07:19Nga DOSJA
LEZHË– Përplasja nga kamioni rezultoi fatale për fëmijën 6-vjeçar në Shëngjin. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit. I mituri ishte duke lëvizur në këmbë me prindërit e tij në Shëngjin, teksa për një moment iu shkëput nga dora. Ai tentoi që të kalonte rrugën dhe për të kaluar në anën tjetër, mirëpo rruga iu pre nga një kamion. I mituri u përplas nga kamioni duke marrë plagë të rënda. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke e transportuar në spital.
Përplasja rezultoi fatale për të miturin, pasi pak orë më pas 6-vjeçari humbi jetën. Drejtuesi i mjetit, qytetari me inicialet Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Bëhet me dije se fëmja së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-deputeti Arben Malaj ka ndarë një shkrim të gjatë që në fokus ka trajtimin që i bëhet në Shqipëri, sportistes Luiza Gegës.Malaj, shprehet se ës...
TIRANË– Vatrat e zjarrit ende janë aktive në territorin e Shqipërisë në ditën e 26-të të rrezikut nga flakët që janë shtrirë fillimisht në Jug të Shqipëris...
BERAT– Policia e Beratit janë angazhuar për sigurimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në ‘Malin e Tomorrit’. Shërbimet e ...
KSAMIL-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rre...
ANGLI– Gjashtë shqiptarë janë burgosur në Leeds Croën Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Bashkë me to, në pranga ka rënë dhe Yoko Banks, ...
TIRANË– Aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë la të plagosur shpërndarësin e picave. (LEXO KËTU)‘JOQ’ ka ndarë videon ku shihen qytetarët q...