Aktualitet

‘BMW’ me super shpejtësi në Ksamil! Përfundon rëndë në spital 31-vjeçari, mjeti u përplas me biznesin dhe dy makinat

18 Gusht 2021, 06:38 Nga DOSJA
‘BMW’ me super shpejtësi në Ksamil! Përfundon

KSAMIL-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy mjete të parkuara.

Automjeti BMW me drejtues Ajet Abedinin, 31 vjeç, është copëtuar si pasojë e përplasjes ndërsa ai është transportuar ne spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur lëvizje njerëzish në rrugë pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ajet abedini aksident ne ksamil ajet abedini aksident ne ksamil

Sondazh

Poll