Kontrolle të ashpra në Tiranë! Arrestohen 5 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjobiten 39 të tjerë për te
17 Gusht 2021, 05:13Nga DOSJA
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle me radar dhe drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 132 km/h deri 156 km/h, në disa raste drejtuesit e mjeteve qarkullonin edhe nën ndikimin e alkoolit deri në masën 0.35 mg/l.
Brenda harkut kohor të 4 orëve, 15 leje drejtimi u pezulluan për shpejtësi më shumë se 40 kilometra nga norma e lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, por u pezulluan edhe 13 leje për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë ndëshkuar 20 drejtues mjetesh me masë administrative gjobë nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Nxitimi dhe alkooli në timon të çojnë te polici apo më keq akoma në spital. policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin me Radar dhe drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.Kontrolle të befasishme me radar duke përdorur mbikalimet dhe kordinuar veprimet me patrullat e lëvizshme me qëllim evidentimin, bllokimin dhe ndëshkimin e çdo drejtuesi mjeti që abuzon me rregullat e qarkullimit rrugor në dëm të sigurisë së jetës.Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 132 km/h deri 156 km/h ✈ ?, në disa raste drejtuesit e mjeteve qarkullonin edhe nën ndikimin e alkoolit deri në masën 0.35 mg/l.Kombinimi i shpejtësisë me alkoolin në timon, cënojnë rëndë sigurinë e jetës në rrugë.15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi më shumë se 40 kilometra nga norma e lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.Gjithashtu janë ndëshkuar 20 drejtues mjetesh me masë administrative gjobë nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.Po gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës duke përdorur alkooltestuesit kanë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur.Janë pezulluar 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.Si dhe19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative që varionte nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimitMos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit dhe mos nxitoni për të arritur fundin, apo policinë
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Godina e njohur si “Sarajet e Toptanëve” u përfshi nga flakët pak para orës 00:00 të mesnatës...
PUKË- Zjarri në vendin tonë ka dëmtuar çdo gjë duke filluar nga banesat, te qytetarët, te natyra deri te kafshët. Bashkia Pukë ka publikuar një vide...
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili grabiti një bar në bregdetin në zonën Piazza Lemmetti.Lagazzettadiviareggio shkruan se shqi...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të dosjes së prostitucionit, që ushtrohej në qendrat e masazhit në kryeqytet. Në dosjen e...
SHBA- Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar vendin tonë për pranimin e strehimit të refugjatëve afganë. Në një postim në Twitter, Mitchell shk...
TIRANË- 44,460 vaksina Pfizer kanë arritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani në vend kanë...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Lushnje. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shtëpia ka marr flakë në lagjen “18 Teto...
DURRËS- Një vatër zjarri është aktivizuar në aksin Durrës-Kavajë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zjarri po ndihmohet nga era dhe se përhapja e tij p...