Aktualitet

SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të Toptanëve’! Zjarri shuhet dhe aktivizohet sërish, dëshmitarët

17 Gusht 2021, 05:03 Nga DOSJA
SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Godina e njohur si “Sarajet e Toptanëve” u përfshi nga flakët pak para orës 00:00 të mesnatës. Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje bashkë me policinë, por edhe pse flakët u shuan, ato u riaktivizuan. Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre. Ishin dëshmitarët, (klientët e një lokali aty pranë) kanë parë piromanin (zjarrvënësin) teksa largohej me vrap. Tashmë zjarri është shuar dhe policia ka raportuar se ka nisur punën për të vënë pas hekurave përgjegjësin kryesor.

Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur filmimin e këtij të fundit. I riu, shihet në video me një çantë, duke vrapuar me shpejtësi ‘rrufe’ në mënyrë që të largohej sa më parë nga vendi i ngjarjes.


Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj reagoi i revoltuar pas zjarrit. Kryebashkiaku nuk dha informacion sepse godina nuk ruhej me roje deri më tani, si një nga objektet më të bukura në Tiranë, por hodhi akuza politike. “Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane)”,-shkroi Veliaj ndër rreshta ku njoftoi hapat që do të merren në vijim.

Veliaj tha ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ndërkohë tashmë vila do të shndërrohet në muze dhe do jetë e hapur për publikun. Më tej, ai tregon se nga sot ka nisur ruajtja e monumentit 24 orë.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.

Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen sarajet ne tirane digjen sarajet ne tirane

Sondazh

Poll