Sport

Abrahami tha ‘Po’, sot pritet në Romë për ekzaminimet mjekësore

15 Gusht 2021, 08:59 Nga DOSJA
Abrahami tha ‘Po’, sot pritet në Romë për ekzaminimet

ITALI – Tammy Abraham i tha ‘Po’ Romës. Futbollisti i kërkuar nga José Mourinho pas largimit të Edin Dzeko është bërë, sulmuesi do të largohet nga Chelsea për 40 milionë euro plus bonus, duke mposhtur kështu konkurrencën e Arsenalit.

Misioni i Tiago Pintos në Londër ka sjellë rezultatet e shpresuara, aq sa drejtori verdhekuq sot do të kthehen në kryeqytetin Italian, së bashku me Abrahamin, i cili do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.

Marrëveshja me Chelsean tashmë të gjetur për shifrën prej 40 milionë eurosh. Për këtë Tiago Pinto kishte fluturuar në Londër për të bindur personalisht lojtarin e kërkuar nga Jose Mourinho, për të zëvendësuar Edin Dzeko që u largua te zikaltrit e Interit.

Sulmuesi anglez 23-vjeçar kërkoi dhe mori një pagë neto prej 5 milionë euro në sezon. Chelsea do të ketë të drejtë ta riblejë futbollistin e saj 80 milionë euro, kusht i cili do të hyjë në fuqi jo më herët se qershori 2023.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edin dzeko josë mourinho tammy abraham tiago pintos edin dzeko josë mourinho tammy abraham tiago pintos

Sondazh

Poll