Sport

VIDEO/ Milan nën shenjën e Giroud, dopietë ndaj Panathinaikos dhe kuqezinjtë janë gati për fillimin e kampionatit

14 Gusht 2021, 20:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan nën shenjën e Giroud, dopietë ndaj Panathinaikos dhe

ITALI-Në miqësoren e fundit para fillimit të Serisë A, Milan fiton ndaj Panathinaikosit me shifrat 2-1. Në Trieste vendosi dopieta e sulmuesit francez, Oliver Giroud i cili po kthehet gjithnjë e më i rëndësishëm për sulmin e kuqezinjëve. Në minutën e 16′ ish-futbollisti i Chelsea-t goditi saktë me të majtën pas topit të dhënë nga Tomori.

Megjithatë Giroud nuk do të ndalej këtu, sepse dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë lojtari me një goditje me kokë u tregua i saktë përballë portieri Dioudis. Në pjesën e dytë grekët do të shënonin golin e nderit në minutën e 77′ me Ioannidis. Një ndeshje e interpretuar mirë nga skuadra e Piolit, që duket gati për startin e Serisë A.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giroud milan giroud milan

Sondazh

Poll