Aktualitet

PLAS sërish në Sarandë/ Sherr masiv në ‘Orange’! ‘Fluturojnë’ shishet brenda clubit, largohen të tmerruar pushuesi

15 Gusht 2021, 05:09 Nga DOSJA
PLAS sërish në Sarandë/ Sherr masiv në ‘Orange’!

SARANDË– Sërish sherr në ambientet e clubit ‘Orange’ në Sarandë! Mbrëmjen e djeshme janë bërë publike pamjet nga sherri masiv që përfshiu disa persona brenda ambienteve të lokalit e më pas përfundoi jashtë saj. Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar këngëtarja Elvana Gjata të performonte mirëpo mesa duket pas koncertit të saj nisi dhe sherri mes të rinjve.

Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që efektivët e policisë tentojnë të bëjnë ndalime mes personave të përfshirë në sherr. Mirëpo dhe pse aty ndodhen më shumë se 5 efektivë, të rinjtë shihen me bluze të hequra e disa prej tyre nuk tentojnë as të ulin gjakrat.

O komandat a je tu e pa… është vllai im ai ik tani’- dëgjohen të thonë disa persona në video.

Sherri mes tyre nisi në ambientet e brendshme, aty ku u qëllua me shishe dhe gota. Të rinjtë që ishin prezentë për të shijuar muzikën u larguan të tmerruar nga vendi ku nisi sherri.

Arsyet e sherrit ende nuk bëhen të ditura. Pritet që në vijim policia të dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ky nuk është sherri i vetëm që ka ndodhur në këtë club të njohur në qytetin bregdetar. Më 27 korrik të këtij viti, sërish ndodhi e njëjta ngjarje. Ishin disa turistë të huaj të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin, pas përfundimit të koncertit të reperit Noizy. Ndërsa pak muaj më parë, pronari i lokalit u qëlluar me armë zjarri, por pa pasoja për jetën. (LEXO KËTU)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne orange sherr ne orange

Sondazh

Poll