Aktualitet

Goran Bregociç koncert në Korçë, e reja nga Kosova shkrehet në vaj, nuk përmbahet dot! Apel Ramës: Akoma vuaj nga ankthi,

14 Gusht 2021, 19:45 Nga DOSJA

PRISHTINË– Arita Muhaxheri, një nga personat më të ndjekur në rrjete sociale, ka shpërthyer në lot pasi ka marrë vesh faktin që këngëtari Goran Bregoviç do të mbajë koncert në Korçë. E gjitha ka nisur pasi ka parë apelin që tenori Ramë Lahaj i ka bërë kryeministrit Edi Rama, duke mos e përmbajtur dot veten.

Me disa postime dhe një video, ku shfaqet e përlotur, ajo ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë viktimë në familje nga lufta por për shkak të saj vuan nga PTSD. Çrregullim ankthi i shkaktuar nga ngjarje shumë stresuese apo frikësuese, pra lufta në Kosovë. Edhe njëherë ajo bëri apel që të bojkotohej koncerti, pasi plagët e luftës ende nuk janë shëruar për të toleruar një shfaqje të tillë, nga një person, këngët e të cilit u përdoren si himne për masakra. 

“Tepër u trishtova. Janë pasojat e luftës ë? Tepër u trishtova kur e lexova. Ky është realiteti i bashkëjetesës me PTSD, i hapa story-t dhe pashë këtë postim, pastaj lexova përshkrimin. Po dridhem dhe po qaj. Kanë kaluar mbi 20 vite, unë s’kam humbur asnjë nga lufta por sërish dhemb. Ndoshta nuk bëjmë dot gjë për ta ndaluar koncertin por mund ta bojkotojmë. Për hir të Shqiptarisë anulo Goran Bregoviçin. Ka shumë plagë që akoma nuk janë shëruar. S’ka të bëjë aspak me art. Ardhja e këtij njeriu, këngët e të vilit kanë qenë himni i Serbisë gjatë masakrave në Kosovë është poshtërim,”-shprehet ajo.

Prej 4 korrikut, shumë artistë, politikanë kanë dalë kundër koncertit të Bregoviç në Korçë, duke i përmendur faktin se nën ritmet e këngës së tij “Kallashnikov” janë bërë masakra nga serbët. E për asnjë moment ai nuk ka mbajtur një qëndrim kundër, por ka zgjedhur të heshtë. Madje edhe ndaj masakrës në Bosnje-Herzegovinë, vend ku edhe ka lindur.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arita muhaxheri goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic arita muhaxheri goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll