Aktualitet

Situata në Majën e Rrunës në Kukës, prefektura: Ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen! Në Malzi janë s

14 Gusht 2021, 20:16 Nga DOSJA
Situata në Majën e Rrunës në Kukës, prefektura: Ka

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark. Sipas informacioneve situata në Majën e Rrunës vijon që të jetë kritike pasi vatra e zjarrit është aktive, ndërsa dëmet janë të pallogaritshme. Njoftohet se vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre.

“Sipas informacionit të marra nga terreni si rezultat i punës së bërë nga forcat zjarrfikëse të bashkisë Kukës punonjësit e Nj.Ad Malzi dhe të pyjores dhe ndërhyrja nga ajri me Helikopter vatra e zjarrit ne Majen e Rrunes është mbajtur nën kontroll. Brenda vatrës ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen. Me gjithë punën e bërë vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit. Gjatë të shtunës nga bashkia u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti. Për gjatë gushtit në pyjet e Kukësit u shfaqën 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave tashmë janë shuar. Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme. Vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore,”- njofton Prefektura.

LAJMI KRYESOR: Dita e 22! Zjarri përfshin Pukën, digjen mbi 22 hektarë pyje, vatrat më të rrezikshme janë në Veri, qetësohet Jugu. Procedohen 3 persona

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në kukës zjarre ne shqiperi zjarr në kukës zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll