Bota

Vdekja e politologut Tahiri, Veton Surroi: Humbëm një njeri modest, inovator dhe inteligjent

14 Gusht 2021, 08:14 Nga DOSJA
Vdekja e politologut Tahiri, Veton Surroi: Humbëm një njeri modest,

KOSOVË– Publicisti, politikani dhe ish-gazetari Veton Surroi ka reaguar rreth vdekjes së politilogut Ramush Tahiri.

Në një postim në Facebook ai shprehet se Tahiri ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës në dy dekadat e fundit, i cili që në periudhën e censurës serbe si drejtor i gazetës ‘Rilindje’ ka dhënë gjithmon mendime inovative.

Qe iniciatori që në “Rilindje” të zhbëhej organizata e Lidhjes së Komunistëve me dalje të të gjithëve nga anëtarësia (që qe pothuajse i gjithë kolektivi). Këtë gjest të “Rilindjes” e vazhduan pothuajse të gjitha organizatat në Kosovë, duke i hapur rrugë intensive për pluralizmin politik.

Postimi i plotë:

Ramush Tahiri duhet të ketë hyrë në vdekje me buzëqeshjen e lehtë që e përcillte në përditshmëri, edhe kur ballafaqohej me situata të vështira jetësore. Dhe mori me vete modestinë që e përcillte buzëqeshjen e lehtë, atë modesti që nuk i lejonte të garonte për merita.

E, të këtilla kishte, duke mbajtur mendjen e hapur e të kthjelltë në kushte të cenzurës në “Rilindje” e në kohë të okupimit të Serbisë; duke dhënë mendim e kërkuar zgjidhje inovative.

Qe iniciatori që në “Rilindje” të zhbëhej organizata e Lidhjes së Komunistëve me dalje të të gjithëve nga anëtarësia (që qe pothuajse i gjithë kolektivi). Këtë gjest të “Rilindjes” e vazhduan pothuajse të gjitha organizatat në Kosovë, duke i hapur rrugë intensive për pluralizmin politik.

Si nënkryetar i Partisë Demokristiane e në cilësi të anëtarit në Këshillin koordinues të partive politike të Kosovës qe propozuesi dhe draftuesi i “Tri opcioneve” për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Jugosllavi, që u miratua si platformë nga partitë politike të Kosovës e më vonë nga të gjitha partitë politike shqiptare të Jugosllavisë.

Si nënkryetar i Qeverisë Bukoshi qe njëri prej përkujdesëve kryesorë të ruajtjes së strukturave profesionale ushtarake shqiptare të dala nga APJ, në pajtim me udhëzimet e dhëna më herët në Këshillin koordinues të partive politike të Kosovës , kryesuar nga dr.Rugova , për përgatitjen e strukturave mbrojtëse të Kosovës.

Buzëqeshjen, sensin e humorit dhe modestinë i ruajti pas luftës edhe në kushte kur talenti e inteligjenca e tij do të mund të qenë shfrytëzuar më shumë nga pushteti që po ndërtohej. Por, edhe këto i shihte me gjerësi personale dhe kontekst më të gjerë historik.

Ngushëllime bashkëshortes së tij, Linditës , dy djemve të tij dhe dr.Ali Aliut për këtë humbje të madhe.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vdes ramush tahiri veton surroi vdes ramush tahiri veton surroi

Sondazh

Poll