Bota

Shtimi i rasteve me Covid-19 dhe ashpërsimi i masave, policia e Kosovës paralajmëron: Zbatoni rregullat ndryshe do të ndësh

14 Gusht 2021, 07:08 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me Covid-19 dhe ashpërsimi i masave, policia e

KOSOVË– Rritja e menjëhershme e rasteve me Covid-19 në Kosovë ka bërë që qeveria të ashpërsojë masat duke angazhuar dhe policinë e vendit në vëzhgim të respektimit të tyre.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se do të përditësohet Plani Operativ, i cili do t-u përshtatet masave të reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Policia do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës me anë të këtij njoftimi bë apel dhe kërkon nga qytetarët, nga institucionet dhe nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit. Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik”, thuhet në njoftim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove policia e kosoves koronavirusi ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll