Bota

Ndahet nga jeta analisti dhe politologu, Ramush Tahiri, aktiv në jetën politike në dy dekadat e fundit në Kosovë

14 Gusht 2021, 06:53 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta analisti dhe politologu, Ramush Tahiri, aktiv në jetën

KOSOVË– Ditën e djeshme ka ndërruar jetë analisti dhe politologu i njohur kosovar, Ramush Tahiri.

Lajmin për vdekjen e Tahirit e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj në një postim në Facebook.

Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik. Ai pas vetës ka lënë gruan, Lindita Tahiri dhe dy djem.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora atifete jahjaga nexhat daci rasim selmanaj vdes ramush tahiri atifete jahjaga nexhat daci rasim selmanaj vdes ramush tahiri

Sondazh

Poll