Bota

Zyrtare! Arben Vitia është kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës

13 Gusht 2021, 21:18 Nga DOSJA
Zyrtare! Arben Vitia është kandidati i VV-së për kryetar

PRISHTINË– Lëvozja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Në takimin e sotëm, është vendosur që Vitisë t’i besohet gara për kryeqytetin, ndërsa pritet të zyrtarizohen edhe emra të tjerë.

Deri më tani mediat vendase kanë bërë me dije se do të jepet “ok” për kandidaturat e kryetarëve aktualë të Prizrenit dhe Podujevës, Mytaher Haskuka dhe Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi. Ndërkohë që jo më larg se dje, kreu i LVV-së, Albin Kurti konfirmoi kandidaturën e deputetes Mimoza Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.

Deri tani në garë për kryetar të Prishtinës, subjektet politike kanë konfirmuar kandidaturat e Përparim Ramës (LDK), Uran Ismailit (PDK), Daut Haradinajt (AAK) dhe Selim Pacollit (AKR). Ndësa ende nuk ka asnjë sinjal nga kryekomunari aktual, Shpend Ahmeti.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq subjektet politike kanë kohë 30 ditë për të bërë fushatë zgjedhore, megjithatë deri më tani nuk janë afirmuar të gjithë emrat që do të garojnë për të drejtuar komunat e vendit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll