Aktualitet

“Kjo është zyra e Olsit të Xibrakës”, opozita thumbon Ramën me mesazhet në murin e kryeministrisë

2 Qershor 2019, 18:44 Nga DOSJA

TIRANË- Opozita ka mbyllur protestën para Kryeministrisë dhe ka nisur marshimin për të shkuar tek Kuvendi. Nga ana tjetër në murin e kryeministrisë me anë të një vide projektori janë shfaqur mesazhe kundër qeverisë.

 

Demokratët në imazhet e vendosura para godinës së Kryeministri thumbojnë Rilindjen dhe e akuzojnë me anë të fotove se ajo është e lidhur me krimin. Ndërkohë në murin e kryeministrisë shkruhet: “Kjo është zyra e Sajes së Shullazit”. “Kjo është zyra e Olsit të Xibrakës”.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mesazhet ne murin e kryeministrise protesta e opozites 2 qershor 2019 mesazhet ne murin e kryeministrise protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll