Aktualitet

‘Jemi të etur dhe profesionistë të sprovuar’/ Artan Hoxha publikon dokumentin nga SHBA: Si e kontrollon Shqipëri

13 Gusht 2021, 15:47 Nga DOSJA
‘Jemi të etur dhe profesionistë të sprovuar’/ Artan

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpërndarë një raport të Buletinit amerikan për kontrollin e narkotikëve të publikuar më 26 shkurt 2002, ku përmendej edhe Shqipëria. Krahas fotove të shpërndara në rrjet, Artan Hoxha ka bërë një paralelizëm me kohët e sotme, ku shkruan se  Shqipëria edhe pas dy dekadash, vazhdon të kontrollojë njërin nga akset kryesore të linjës balkanike të heroinës drejt tregut më të pasur në botë, atij europian. Megjithatë nuk ndalet këtu, kur shton se tashmë, shqiptarët që janë të “pjekur profesionalisht” kërkojnë më shumë.

Shqiperia edhe pas dy dekadash, vazhdon te kontrolloje njerin nga akset kryesore te linjes ballkanike te heroines drejt tregut me te pasur ne bote, tregut Europian. Sigurisht narkotrafiku shqiptar tashme eshte ne nje stad tjeter zhvillimi. Ka kaluar nga “klasat fillore” ne pergatitjen e “doktoratures per master”…Prandaj ne vitet e fundit narkotrafikantet shqiptare po intesifikojne me shume sukses perpjekjet per te bere te njejten gje ne biznesin global te kokaines, nga Amerika Latine drejt Europes. Ku sigurisht, nuk jemi me amatore, por profesioniste te sprovuar, te etur per tregje te reja, dhe te uritur tmerresisht per te fituar sa me shume, nga industria me fitimprurese kriminale ne planet…,”-shkruan ndër të tjera Hoxha. 

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha trafiku i heroines artan hoxha trafiku i heroines

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 15:35

Rikthehen rastet e rënda me Covid në spital

Rritja e rasteve me koronavirus është pasuar edhe shtimin e pacientëve në Spitalin Infektiv. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e spitalit Covid 1, ...