Aktualitet

Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK për “shpërdorim detyre” kreun e IMT në Tiranë: Po mbron kryebashkiakun e Kuçov

13 Gusht 2021, 15:32 Nga DOSJA
Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK për

KUÇOVË– Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal për kryeinspektorin e IMT-së, Albert Zybeja, i cilin sipas tyre ka shpërdoruar detyrën.

Pas takimit që një përfaqësi e banorëve zhvilloi me kryeinspektorin Zybeja, mësuan se nuk kishte marrë akoma një vendim për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit, edhe pse IMT-ja e Elbasanit gjeti të tilla me bollëk. Kështu që banorët kërkojnë nga SPAK që kryeinspektori të ndiqet penalisht për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ka marrë asnjë masë për punimet tek zona e mbrojtur. 

Në kallëzimin penal të 123 banorëve të Lumasit thuhet se kyeinspektori Zybeja jo vetëm që nuk ka vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por po mundohet të zhbëjë procesverabalin e mbajtur nga ana e 3 inspektoreve të IMT Elbasan për të mbrojtur kështu edhe kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Po ashtu ata pretendojë se janë manipuluar provat për të mos provuar ndërhyrjen kriminale në Sinec. 

Pak ditë më parë, pas inspektimit të kryer nga IMT Elbasan, u konstatua se në zonën e Sinecit janë kryer shkelje të rënda, duke e cilësuar ndërtimin si kundravajtje ligjore. 3 inspektorët e IMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo dolën në përfundimin se ndërtimi nuk kishte leje administrative për ujin, s’kishe autorizim për ndërhyrje dhe shumë shkelje të tjera. 

Lexo të plotë dokumentin këtu

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit banoret e lumasit ne spak burimi i sinecit banoret e lumasit banoret e lumasit ne spak burimi i sinecit

Sondazh

Poll