Bota

Situatë shqetësuese në Nigeri, epidemia e kolerës është përhapur në 20 provinca dhe ka shkaktuar 146 viktima

13 Gusht 2021, 07:19 Nga DOSJA
Situatë shqetësuese në Nigeri, epidemia e kolerës

NIGERI- Qeveria e Nigerisë ka konfirmuar vdekjen e 146 personave pas shpërthimit të kolerës në rajonin e Kebbit.

Drejtori Kryesor Mjekësor i Spitalit Memorial Sir Yahaya, Birnin Kebbi, Dr Aminu Haliru Bunza, i cili e bëri të ditur këtë për gazetarët në telefon tha se mbi dy mijë persona janë prekur nga sëmundja në njëzet zona të qeverisjes vendore të shtetit.

Sipas mediave të huaja, Bunza nuk dha periudhën brenda së cilës ndodhën vdekjet dhe përhapja e epidemisë në njëzet zonat e qeverisjes vendore të shtetit.

Sipas tij, qeveria po bën çmos për të frenuar përhapjen e sëmundjes madje ka nisur edhe aplikimi i masave të vendosura në frenimin e një shpërthimi pandemie.

.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aminu haliru bunza mohammaed jafar zuru pandemia e koleres aminu haliru bunza mohammaed jafar zuru pandemia e koleres

Sondazh

Poll