Bota

“Gjithçka e bëj për familjen”, fjalët e 14-vjeçares që fitoi medaljen e artë në Tokyo i sigurojnë jetën, njerëzit

12 Gusht 2021, 12:06 Nga DOSJA
“Gjithçka e bëj për familjen”, fjalët e

KINË– Shtëpia e një 14-vjeçareje nga Kina e cila fitoi një medalje të artë në lojërat olimpike të Tokyos, është bërë shumë e famshme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjithçka nisi nga një fjalim e të miturës pasi sfitoi medaljen. Adoleshentja Quan Hongchan tha se gjithçka që ka bërë deri më tani dhe do të vijojë të bëjë në jetën e saj, është për të mbajtur familjen prej shtatë anëatrësh.

“Unë dua të fitoj para të mjaftueshme për ta mbështetur nënën time,”- tha Hongchan pasi fitoi në platformën 10 metra të grave.

Nëna e 14-vjeçares është aksidentuar katër vite më parë. Me të dëgjuar këtë histori, të gjithë njerëzit nisën ta ndihmonin. Një spital lokal në Zhanjiang ofroi një gamë të plotë të shërbimeve mjekësore për nënën e saj, si dhe gjyshin e saj të sëmurë.

Global Times raportoi se tre ndërmarrje në Zhanjiang deklaruan se do t’i siguronin nga një shtëpi, dyqan dhe bonus për të. Dhuratat dhe gjestet nga vullnetarët filluan të shtoheshin, madje familjes ju ofruan edhe abonime falas gjatë gjithë jetës në disa parqe dëfrimi, kopshte zoologjike dhe vendpushime.

E vogla gjithashtu u furnizua në mënyrë të të pakufizuar me ëmbëlsirën e saj të preferuar latiao. Por, Quan Ëenmao, babai i Hangchon, një fermer i thjeshtë i refuzoi të gjitha ofertat. Southern Metropolis Daily shkruan se si nuk do të pranojë asnjë qindarkë.

“I falënderoj që erdhën. Por unë nuk mora asgjë. Unë nuk mora asnjë qindarkë,”- tha ai tre ditë pasi vajza e tij fitoi medaljen e artë në Olimpiadë.

Pas triumfit të saj, fansat u mblodhën në fshatin e saj të lindjes për të parë më nga afër shtëpinë e Hangchon. Platforma e mediave sociale e ngjashme me Tëitter-in, Ëeibo vendosi një hashtag që përkthehet si “si ta shikoni shtëpinë e Quan Hongchan”. Kjo u shndërrua në pikën më të ‘nxehtë’ footgrafike në internet dhe është parë mbi 25 milionë herë. Shumë prej vizitorëve morën edhe fruta nga pemët në oborrin e kampiones, për t’i ruajtur si suvenirë. Por, publikut të gjerë nuk i lejohet të vizitojë, nga frika se mund të bëhet një pikë e nxehtë covid për shkak të grupeve të mëdha të njerëzve.

Ëenmao ishte dakord pasi u kërkoi turmave të qëndronin në shtëpi. “Ata thjesht mund të dërgojnë përshëndetjet e tyre. Nuk ka nevojë të vijnë këtu. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe tonën gjithashtu, apo jo?”- tha më tej.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota historia e 14 vjecares nga kina quan hongchan historia e 14 vjecares nga kina quan hongchan

Sondazh

Poll