Bota

Kurti i përgjigjet Ramës: Rajoni fiton siguri dhe stabilitet me dënimin e kriminelëve, politikanët shqiptar nuk duhet të b

12 Gusht 2021, 10:18 Nga DOSJA
Kurti i përgjigjet Ramës: Rajoni fiton siguri dhe stabilitet me

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit –Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup përcolli mesazhin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, pasi siç tha ai vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”, ka thënë Kurti.

Ai i dha dhe një përgjigje indirekte kryeministrit Edi Rama ku u shpreh se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin dhe se rajoni do të ketë stabilitet nëse dënohen kriminelët e luftës.

‘Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.’- shtoi Kurti.

Ai ka shtuar se kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.

Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, tha Kurti.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti edi rama open ballkan albin kurti edi rama open ballkan

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 09:29

TURQI- Sulmet ndaj shtëpive, dyqaneve dhe automjeteve të refugjatëve sirianë vazhduan në lagjen Altindag në Ankara për ditën e dytë me radhë.Sipas mediave të hu...