Bota

4 muaj i zhdukur! Prokuroria thyen heshtjen për rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi: Po përpiqemi, ende s’ka asnjë gjurmë t

12 Gusht 2021, 10:50 Nga DOSJA
4 muaj i zhdukur! Prokuroria thyen heshtjen për rastin e biznesmenit Bedri

KOSOVË– Prokuroria Themelore në Prishtinë, më në fund ka thyer heshtjen rreth rastit të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. Mediat e Kosovës shkruajnë se ky institucion është shprehur se po punon me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë gjurmë rreth biznesmenit të zhdukur.

Prokuroria shton se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit.

Mirëpo, pranon se nuk kanë arritur ende të identifikojnë vendndodhjen e Rexhepit.

“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Biznesmeni Bedri Rexhepi u zhduk pasditen e 8 prillit. Ai doli nga banesa e tij në Prishtinë dhe që prej asaj dite nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me të.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bedri rexhepi zhduket biznesmeni bedri rexhepi bedri rexhepi zhduket biznesmeni bedri rexhepi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 09:29

TURQI- Sulmet ndaj shtëpive, dyqaneve dhe automjeteve të refugjatëve sirianë vazhduan në lagjen Altindag në Ankara për ditën e dytë me radhë.Sipas mediave të hu...