Aktualitet

Kishin vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht dy persona në Tale (EMRAT)

12 Gusht 2021, 08:31 Nga DOSJA
Kishin vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht dy persona në

LEZHË– Ndue Huti dhe Pashkë Kola janë dy personat që u proceduan ditën e sotme nga policia e Lezhës. Dy personat, kishin zaptuar hapësirën publike (plazh) në Tale, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndue huti pashke kola ndue huti pashke kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 06:57

TIRANË– Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.Pa...