Bota

Kush është Dragos Savulescu, si e ndërtoi pasurinë bashkëshorti i Angela Martinit, HISTORIA me pronat

11 Gusht 2021, 13:59 Nga DOSJA
Kush është Dragos Savulescu, si e ndërtoi pasurinë

RUMANI– Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u arrestua në Greqi. Mediat rumune kanë dedikuar një profil, duke treguar historinë e tij dhe mënyrën sesi u bë i paasur.

Kush është Dragos Savulescu?

46-vjeçari ishte aksioner i klubit ‘Dinamo-s’, por njihet më shumë si aktor, edhe pse kurrë nuk ka qenë i tillë. Savulescu ishte i dashuri i aktores rumune Mădălina Ghenea, para se të martohej me ish-Miss Shqipërinë, Angela Martinin. Dragos Savulescu fitoi para nga transaksionet e pasurive të paluajtshme.

“Unë fitoja 70-80% nga pasuritë e paluajtshme. Unë isha djali i vetëm që shkoja në shkollë me makinë. E mbushja atë me vajza!”

 Si mori 50 milionë euro nga Bashkia

Në vitin 2015, Geta Savulescu, nëna e Dragoș Savulescu, kërkoi në gjykatë kompensimin e tokës “Verdi Park” duke marrë dëmshpërblim shumën prej 660 mijë eurosh sepse i ishte hequr e drejta e përdorimit që në vitin 2011. Në qershor të 2018 filluan negociatat për shitjen e tokës dhe shuma, të cilën e ‘vlerësoi’ bashkia e qytetit, ishte rreth 50 milionë euro. Sipërfaqja totale e tokës ishte 46.088 metra katrorë. Por pikërisht këtu nis problemi. Savulescu pretendonin se ishin agjentë të trashëgimtarëve të disa tokave dhe i kërkonin Bashkisë së Konstancës që të merrte në pronësi. Më pas, ata i shitën të drejtat e trashëgimisë tek të tjerë, por me çmime më të ulëta. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela martini dragos savulescu angela martini dragos savulescu

Sondazh

Poll