Aktualitet

19 ditë nën pushtetin e flakëve! Shënohet viktima e dytë nga zjarret në vend, shuhen vatrat në Karaburun, shiu bën mreku

11 Gusht 2021, 06:44 Nga DOSJA

TIRANË– Prej 19 ditësh, Shqipëria është nën pushtetin e zjarreve. Sot situata paraqitet më e qetë, por zjarret i kanë marrë jetën edhe një tjetër personi, duke shënuar viktimën e dytë në vendin tonë. Tatjana Haxhiaj, 60 vjeçe, gruaja e Andrea Haxhiajt që ndërroi jetë mes flakëve më datë 3 gusht, vdiq në spital. 60-vjeçarja dergjej prej tetë ditësh në spitalin e Traumës pasi kishte 70% të trupit të djegur nga flakët, mes të cilave u fut për të shpëtuar të shoqin. Sot, ajo u “dorëzua” dhe nuk mundi tu rezistonte dot më plagëve të marra.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në Shqipëri janë nëntë vatra zjarri aktive. Në një deklaratë zyrtare, vetë ministri Niko Peleshi tha se sot situate paraqitet më e qetë dhe se në total janë shuar 175 vatra zjarri të cilat kanë qenë aktive në tre javët e fundit. 

Natyra ka vepruar në Kukës. Shiu dhe breshëri i dendur i kanë shuar të gjitha vatrat e zjarrit që kanë djegur rreth 2 mijë hektarë pyll e kullota në majën e Rrunës dhe në zona të tjera të vendit. Po ashtu nuk ka më vatra zjarri as në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragobi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa.

 

 

 

Situatë më e qetë zjarresh në vend:

* U shuan 175 vatra. Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra.

* Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

* Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA. Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

* Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë. Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon. Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

* Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë. Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.

(a.b;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi zjarri ne kalimash viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi zjarri ne kalimash

Sondazh

Poll