Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, Yuri Kim: Shpreh dhimbjen për dëmet e shkaktuara, populli amerikan është në krahun tuaj në këto ko

10 Gusht 2021, 16:34 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri, Yuri Kim: Shpreh dhimbjen për dëmet e

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shprehur trishtim për dëmet e shkaktuara nga zjarret në Shqipëri.

Në një reagim zyrtar, Kim shkruan se populli amerikan është me Shqipërinë në këto kohë të vështira.

Ndër rreshta, ambasadorja ka falenderuar dhe ekipin shqiptar të zjarrfikëses dhe forcave të ardhura nga jashtë për të ndihmuar vendin tonë.

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të shpreh trishtimin tim të thellë për dëmin e shkaktuar nga zjarret në Shqipëri. Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi. Ne i jemi mirënjohës personelit ushtarak dhe zjarrfikësve për aktet e tyre heroike për të luftuar zjarret dhe ndihmuar në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve dhe pronës. Gjithashtu do të doja të falënderoja Ministrin e Mbrojtjes Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Çako për përpjekjet e tyre në udhëheqjen e përgjigjes ndaj këtyre zjarreve. Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë.

Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë. Këto përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunimi midis vendeve tona është ajo çka aleatët bëjnë për njëri -tjetrin në kohë nevoje. Këto janë çastet kur miqtë dhe aleatët qëndrojnë së bashku për të përballuar këto sfida të vështira. Unë jam gjithashtu shumë e kënaqur që planifikimi i mëparshëm i emergjencës midis vendeve tona po ndihmon me këto përpjekje, veçanërisht dhurimet e pajisjeve të zjarrfikësve nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2019. Pajisjet e zjarrfikësve, të tilla si kovat “Bambi” të përdorura nga helikopterët, tani po përdoren për të shpëtuar jetë. Më lejoni ta them sërish, populli amerikan është në krahun tuaj – dhe do të jetë gjithmonë në krahun tuaj – gjatë kohëve të vështira. Faleminderit!”- shkruan Kim.

LAJM KRYESOR:Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkon në Kukës, Basha falenderon ushtrinë, Rama 0 koment

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim zjarret ne shqiperi yuri kim zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2021, 15:55

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjallicë

KUKËS– Vatra e zjarrit në Gjallicë është riaktivizuar sërish. Pamjet e sjella nga Dosja.al tregojnë tymin që del nga mali i Gjallicës, më i larti në ...