Aktualitet

Shpërdoruan detyrën! Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI-t n

10 Gusht 2021, 15:46 Nga DOSJA
Shpërdoruan detyrën! Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon

KORÇË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës tre isha-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe një ish-drejtor të Aluiznit. Mësohet se bëhet fjalë për ish-zyrtarët: Nada Bandilli, Klajdi Tërova, Marjana Pavllo, Dhimitër Cyfeku dhe Koço Bello.

Pas auditimit të zhvillular në këto instritucione rezultoi se zyrtarët e lartë kishin shkelur dispozitat ligjore lidhur me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve, duke sjellë përfitime të padrejta. Të katër zyrtarët akuzohen nga KLSH se kanë shpërdroruar detyrën, ndaj dhe duhet që të përballen me ligjin.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cenuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e KLSH-së. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cenuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtorë të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër cyfeku klajdi tërova klsh ne kadastren e korces koço bello korce marjana pavllo nada bandilli dhimitër cyfeku klajdi tërova klsh ne kadastren e korces koço bello korce marjana pavllo nada bandilli

Sondazh

Poll