Art&Argëtim

Pas suksesit të ‘Bon Bon’ dhe ‘Të ka lali shpirt’, kjo është kënga shqiptare që po thyen rekorde(Video)

2 Qershor 2019, 12:02 Nga DOSJA
Pas suksesit të ‘Bon Bon’ dhe ‘Të ka lali

Kënga “Zemër”, një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe reperit algjerian, Soolking, është hiti që e kemi të pamundur të mos e dëgjojmë të paktën një herë në ditë. Kudo në club, bar-kafe, shtëpi, makinë luhet e njëjta këngë.

Kjo këngë ka thyer rekord klikimesh, duke u kthyer në një ndër këngët shqiptare më të dëgjuara në Youtube. Më pak se dy muaj që është publikuar, më 19 prill dhe deri tani numëron rreth 103 milionë klikime.

Kënga shqiptare më e klikuar në Youtube aktualisht është “Bon Bon” e Era Istrefit me rreth 668 milionë klikme dhe pas saj vjen “Të ka lali shpirt”, bashkëpunimi i Silva Gunbardhit me Mandin dhe Dafin, por nuk do të ishte çudi që kënga “Zemër” të kryesonte në këtë renditje.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dhurata dora zemer dhurata dora zemer

Sondazh

Poll