Art&Argëtim

Performanca e parë e Ermal Mamaqit, i paska kushtuar ‘shtrenjtë’ Altin Gocit: Jam zënë me të dashurën për fajin tënd

2 Qershor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Performanca e parë e Ermal Mamaqit, i paska kushtuar

Në vitin 1991 një nga grupet rock më të pëlqyera nga publiku, ishin padyshim Ritfolk, të cilët morën pjesë në Festivalin e RTSH-së ku u kualifikuan në finale dhe fituan çmimin e parë mes 4 grupeve që konkurronin.

I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Altin Goci, solist i grupit rrëfeu eksperiencat e bukura me grupin madje tregoi edhe daljen e parë në skenë të Ermalit, i cili është ngjitur në skenë në vitin 1996 kur ishte nxënës i Liceut, në Pallatin e Kongreseve me grupin Ritfolk.

Altin Goci tregoi se atë natë grupi Ritfolk nuk arritën të shkonin në finale dhe Ermali me korin nisën të qanin. Altini dhe anëtarët e grupit e kishin nën përgjegjësi korin dhe Altini madje u zu me të dashurën pasi u vonua në takim.

“Nuk na futën në natën finale dhe hajde të mbaje gjithë korin e Liceut që filluan të qanin. Zëri i parë që udhëhiqte ishte Ermali. Atë ditë që filluat të qanit, u ziva me të dashurën sepse u vonova, të mbaja kalamajtë apo të ikja në orar”,-tregoi Altini.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz altin goci xing me ermalin altin goci xing me ermalin

Sondazh

Poll