Art&Argëtim

Pse Hygerta Sako mërzitet kur e quajnë ‘Miss’?(Foto)

2 Qershor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Pse Hygerta Sako mërzitet kur e quajnë ‘Miss’?(Foto)

Në fakt kjo gjë e acaron së tepërmi Hygertën sepse thotë se ka vite që investon në profesionin e gazetares ndaj kjo gjë i ul vlerat. Hygerta drejton programin sportiv në RTSH, “Rubrika sportive” ndaj nuk i pëlqen ta thërrasin si 24 vite më parë..

E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Hygerta ka treguar për herë të parë se nuk i pëlqen aspak ta thërrasin Mishh apo Ish-Miss, kjo gjë e mërzit shumë.

“Nuk më thonë as ish-miss po miss. Po ka patur momente të tilla (që acarohem), se ajo ideja e miss-it e një vajze të vogël, e një vajze të re, që është pak çfarë fluturon hahet. Kur më thonë missi më duket sikur më ulin vlerat e shumë viteve karrierë apo e shumë viteve që kam punuar.

Sikur më zvogëlojnë staturën që jam munduar të arrij. Unë mundohem të them që jam një miss i 24 vjetëve përpara kështu që ju lutem ma hiqni këtë nofkën po që njerëzit janë fiksuar”, -ka treguar në “Thumb” Hugerta.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hygerta sako ish-miss shqiperia rubrika sportive hygerta sako ish-miss shqiperia rubrika sportive

Sondazh

Poll