Art&Argëtim

Doni të jeni çdo ditë në formë? 10 ushqimet që ju mbajnë gjithmonë të rinj

2 Qershor 2019, 05:20 Nga DOSJA
Doni të jeni çdo ditë në formë? 10 ushqimet që

Bananet 
Të gjithë e dimë se bananet janë të pasura me potasium, por ato përmbajnë gjithashtu edhe triptofan i cili nxit prodhimin e serotoninës “lëndës që rregullon urinë dhe ndjenjës e lumturisë”. Bananet janë gjithashtu edhe një burim i mirë i vitaminës B që ka efekte qetësuese.

Frutat e Pyllit 
Sipas mjekëve, antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në frutat e pyllit ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresit dhe të luftojë radikalet e lira që aktivizon ai. Ato ndihmojnë edhe në rritjen e qelizave vrasëse, rruazat e bardha të gjakut, shumë të rëndësishme në situata stresi.

Kuinoa 
E thënë ndryshe “Nëna e të gjitha drithrave”, është tepër e pasur me antioksidantë si flavonoide dhe kuercetinë që kanë efekte anti-depresive.

Midhjet 
Midhjet janë ushqimi më i mirë që e bën njeriun të lumtur. Ato janë të pasura me vitaminë B12, nivelet e ulëta të së cilës mund të çojë në depresion. Truri ka nevojë për B12 për të çliruar serotonin, një kimikë i tij që ka efekt qetësues.

Çokollata e zezë 
Kërkimet kanë treguar se çokollata e zeze mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duku ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin e tij.

Salmoni 
Salmon, i pasur me Omega-3, ka cilësi antiinflamatore që mund të kundërshtojnë efektin e hormoneve të stresit.

“Shafrani i Indisë”

“Shafrani i Indisë” është një errëzë e cila përdoret si anti-depresant dhe ndihmon gjithashtu në përmirësimin e kujtesës.

Çaji Jeshil 
Sipas një studimi japonez, është zbuluar se gjithë individët që konsumonin 5-6 filxhanë çaji në ditë ishin më pak të ndikuar nga stresi. Megjithatë është pak si tepër të konsumosh aq shumë në ditë.

Molla 
Shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg”, është mëse e vërtetë pasi molla ka efekt qetësues, të jep energji dhe shton lumturinë.

Spinaqi 
Spinaqi është i pasur me folat, që prodhon dopaminë, një lëndë kimike e trurit e cila shkakton kënaqësi që zgjat edhe ditën tjetër.

Kërpudhat 
Nivelet e pakta të vitaminës D në trup lidhen me depresionin, kështuqë erdhi koha të konsumoni sa më shumë kërpudha, të cilat çuditërisht përmbajnë vitaminë D me tepricë.

Kafeja 
Sipas një studimi, pirja e kafes ju bën më optimist, pasi të ndihmon të përqëndrohesh në aspektet positive.

Fasulet 
Sa më shumë ushqime të pasura me magnez të konsumoni aq më tepër energji do përfitoni! Fasulet ju vijnë në ndihmë. Ju pastrojnë kolesterolin në gjak.

Arrat 
Ato kanë në përmbajtjen e tyre acid alfa-linolenik, ose ALA. Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, femrat të cilat kanë një nivel më të larte të ALA-së, kanë më pak gjasa që të bien në depresioni. Ato janë antioksidantë.

Marrë nga VOAL

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 10 ushqimet e shëndetshme arrat bananet trupi në formë 10 ushqimet e shëndetshme arrat bananet trupi në formë

Sondazh

Poll