Bota

Përplasje me armë në Zvicër/ Plas sherri mes shqiptarëve, 23-vjeçari plagos çiftin, vetëdorëzohet në polici

9 Gusht 2021, 05:28 Nga DOSJA
Përplasje me armë në Zvicër/ Plas sherri mes

ZVICËR– Një konflikt me disa shqiptarë të Kosovës ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Falkensteinstrasse të St. Gallenit në Zvicër. Një 46-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur së bashku me gruan e tij 43-vjeçare. I dyshuar për plagosjen e çiftit është një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili u paraqit vetë para policëve.

46-vjeçari i plagosur u transportua në spital nga shërbimi i ambulancës. Gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë.

Në aksion janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen, si dhe shërbimi i ambulancës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora plagosen shqiptaret ne zvicer plagosen shqiptaret ne zvicer

Sondazh

Poll