Aktualitet

FBI-ja shqiptare! Nisin nga puna 27 anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

9 Gusht 2021, 09:42 Nga DOSJA
FBI-ja shqiptare! Nisin nga puna 27 anëtarët e Byrosë

TIRANË– 27 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit nisën ditën e sotme punën, pas muajit të parë të trajnimit bazë. Nëntë u vendosën në OPGJ-në e ish-Krimeve të Rënda, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Kukës, 3 në Prokurorinë e Përgjithshme.

Rrugëtimi i 27 agjentëve të FBI-së Shqiptare filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor të vitit 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

Ndërsa më pas iu nënshtruan trajnimit për “Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”, trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA) si dhe trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

Byroja Kombëtare e hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj e cila mbas një kohe të gjatë e vetme në detyrë kryeson një institucion, që përfundimisht bëhet funksional dhe vendoset nën urdhrat e SPAK.

Anëtarët e BKH-së do të rekrutohen dhe monitorohen për dy vite nga ekspertët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis punen bkh nis punen bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 08:33

TIRANË– Plani për arratisje i Arbër Çekajt dhe Flamur Pjetrit nga burgu 313 në Tiranë nuk ishte aspak i mirëmenduar! Detaje të reja janë zbuluar nga...

Aktualitet 9 Gusht 2021, 07:39

FIER– Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi i kanë vendosur flakën qëllimisht pyjeve. Në Mallakastër u ndalua Emiraldo Ahmetaj për shkatërri...