Bota

Përmbytje nga shirat në Britaninë e Madhe, ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit

8 Gusht 2021, 19:54 Nga DOSJA
Përmbytje nga shirat në Britaninë e Madhe, ndërpritet

BRITANI– Disa rajone të Britanisë së Madhe janë përfshirë nga shirat dhe përmbytjet të cilat kanë ‘pushtuar’ disa pjesë të Londrës.

Sipas mediave përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme përveç Londrës edhe pjesë të Juglindjes së Anglisë dhe është parashikuar të ketë shi të fortë, stuhi, vërshime, rrufe, erëra të ftohta dhe breshër në Skocinë qendrore dhe jugore, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut gjatë kësaj fundjave. Është paralajmëruar se në disa zona mund të ketë edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Vendet më të goditura duket se janë Londra, që ka pasur 143 për qind të reshjeve mesatare të saj këtë verë, ishulli i Uajtit me 174 për qind të reshjeve mesatare të verës dhe Surrey me 126 për qind.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne angli permbytje ne angli

Sondazh

Poll