Aktualitet

30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali/ Kryebashkiaku i Bari-t: Mesazhi i solidaritetit është një temë që duhet të tr

8 Gusht 2021, 16:59 Nga DOSJA
30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali/ Kryebashkiaku i Bari-t:

ITALI-Sot, tridhjetë vite më parë ishte një ditë historike për qytetin e Barit në Itali ku mesazhi i solidaritetit të asaj dite është akoma aktual në ditët e sotmë dhe është një temë e cila duhet të trajtohet nga e gjithë Europa.

Kështu deklaroi kryetari i bashkisë në Bari Antonio Decaro ditën e sotme për 30-vjetorin e zbarkimit të anijes më emigratntë shqiptarë në Bari. Decaro tha se si qytet bregdetar me port që është Bari, ka parë shumë emigrantë të mbërrinjë e të largohen dhe është përshkuar nga shumë popuj e kultura të ndryshme që kanë lënë gjurmët e tyte, por ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë.

Sot, pas 30 vitesh ai thotë se vendi duhet të kapërcejë mosmarrëveshjet dhe duhet të kujdeset pritjen e vizitorëve dhe ta shndërrojnë mikpritjen në integrim.

Ditën e sotme u bënë ‘festime’ në përkujtim të asaj dite dhe kryebashkiaku i Barit vendosi një kurorë me lule në dhomën e këshillit, në nder të kryebashkiakut të atëhershëm Enrico Dalfino. Decaro thotë se fraza që mbante mend nga Dalfino ishte ‘Ata janë njerëz’ duke lënë përshtypjen e një njeru që motivoi dhe frymzoi shumë vende të tjera për mikpritjen e emigrantëve.

Ambasadori Italian në Tiranë Fabrizio Bucci gjatë fjalës së tij sot në Tiranë tha se edhe sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe Italia e mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në BE.

“Tridhjetë vjet të rëndësishëm, por tani ne shikojmë drejt së ardhmes. Hapi tjetër është hapja e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, dhe Italia ka mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë”. 

Në nder të kësaj dite, në Bari kanë shkuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryebashkiakia e Durrësit Emiriana Sako, të cilët janë takuar me konsullen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi. 

Përkthyer nga Corriere

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 30 vite nga eksodi i shqiptarëve antonio decaro 30 vite nga eksodi i shqiptarëve antonio decaro

Sondazh

Poll