Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e një prej grevistëve të Lumasit, dërgohet me urgjencë në spital

8 Gusht 2021, 16:41 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja e një prej grevistëve të Lumasit,

KUÇOVË– Një nga banorët e Lumasit ka braktisur grevën e urisë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit. Grevisti Ylmi Shuapi ka shkuar për ndihmë në Berat, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore,  kur sot ka hyrë në ditën e gjashtë të grevës së tij kundër ndërtimit të ujësjellësit të Sinecit.

Më 4 gusht, Shuapi doli nga greva për shkak të probleme që kishte me tensionin, por mesa duket është rikthyer.

“Më vjen keq për këta shokët. Faktikisht unë doja të dilja i vdekur që këtej, por grupi vendosi që të mos më lënë të vdes këtu. Dhe, doktori më tha që je i pamundur, prandaj që mora vendim personalisht që të largohem,”- tha grevisti.

Prej disa ditësh, mjeku që i vizitonte në banesën ku ishin grumbulluar njoftoi se grevistët më të moshuar kishin nisur të kishin shenjat e para të hipertensionit për shkak të moskonsumimit të ilaçeve. Por mesa duket gjendja e tyre është përkeqësuar, ndërkohë që të gjithë kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga greva pa marrë siguri nga kryeministri Edi Rama se burimi i Sinecit nuk do të preket.  

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”. Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greva e banoreve te lumasit ujesjellesi i sinecit ylmi shuapi greva e banoreve te lumasit ujesjellesi i sinecit ylmi shuapi

Sondazh

Poll