Aktualitet

Asnjë humbje jete! MSH bën bilancin e COVID, 182 raste të reja, ‘rekord’ mban Tirana 

8 Gusht 2021, 15:15 Nga DOSJA
Asnjë humbje jete! MSH bën bilancin e COVID, 182 raste të reja,

TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusit në Shqipëri, por ka pasur një “boom” infektimesh. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 oëve të fundit janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 182 qytetarë, ku rekord mban Tirana me 50 të infektuar. Ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë, por janë shëruar 23 të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 182
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,613

Testime totale 929,945
Raste pozitive 133,912
Raste të shëruara 130,418
Raste Aktive 1,035
Humbje jete 2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 364
Shkodër 159
Vlorë 103
Elbasan 98
Fier 85
Lezhë 60
Berat 49
Durrës 49
Kukës 24
Gjirokastër 20
Korçë 18
Dibër 6

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise tirane koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise tirane

Sondazh

Poll