Aktualitet

“Dua 5 mijë euro, ndryshe…”/ E kishte filmuar në momente intime, shqiptari kërcënonte italianen, e reja i

8 Gusht 2021, 14:43 Nga DOSJA
“Dua 5 mijë euro, ndryshe…”/ E kishte filmuar në

ITALI– Edhe pse nuk e njihnin shumë mirë njëri -tjetrin, mes tyre lindi një marrëdhënie seksuale. Gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur u zbulua se 40-vjeçari shqiptar kishte filmuar gjithçka dhe kërcënonte partneren e tij duke i kërkuar 5 mijë euro për të mos e përhapur videon në rrjet. Për fat të mirë, gruaja, disa vjet më e madhe, nuk u frikësua dhe vendosi të raportonte gjithçka në polici.

Sipas mediave italiane, gruaja, e përlotur, u paraqit në Komisariat dhe tregoi gjithçka. Në një kohë shumë të shkurtër, Policia përgatiti një kurth për shqiptarin, i cili kishte dhe një grua. “Viktima” e shantazheve të tij, shkoi në një takim me një mikrofon të fshehur, ndërsa me vete kishte marrë dhe një pjesë të 5 mijë eurov.

Kur shqiptari mori dhe numëroi paratë, zbuloi se ishin mangët, ndaj dhe nisi sërish me kërcënimet e tij duke kërkuar më shumë të holla, por menjëherë u prangos nga Policia, ndërsa do të përballet me ligjin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll