Aktualitet

SI NËPËR FILMA! Tentojnë të arratisen me çarçaf nga 313-ta, Arbër Çekaj lë babanë, vetë do të dalë nga qelia, zgjod

8 Gusht 2021, 14:26 Nga DOSJA
SI NËPËR FILMA! Tentojnë të arratisen me

TIRANË- Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri duan lirinë me çdo kusht! Dy të burgosurit, të cilët mbaheshin brenda burgut 313 në kryeqytet kanë tentuar të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Mësohet se një tjetër i burgosur, ende i paidentifikuar, ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë.

Gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore. Megjithatë aventura e tyre ka marrë fund shpejt, pasi të dy kanë përfunduar sërish pas hekurave të qelisë. Si Pjetri, ashtu edhe Çekaj, të dy janë emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare. 

Pjetri, nga Puka, është pjesë e bandës së ‘Babagjyshërve’ dhe vetëm pak vite më parë është ekstraduar nga Holanda, pasi është i dënuar me 30 vjet burg. Pjetri ka qenë pjesë aktive e grupit të ashtuquajtur “Babagjyshët”, ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 e në vazhdim kanë bërë grabitje spektakolare, e gjithmonë thuajse perfekte. Nga ana tjetër, Çekaj pretendon se mbahet kot në burg.

Ai është i dënuar me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Por brenda së njëjtës familje, 3 vite më vonë historia është përsëritur, pasi Policia gjithashtu ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj tentativa per arratisje tek 313 tirane arber cekaj tentativa per arratisje tek 313 tirane

Sondazh

Poll