Aktualitet

Mjeti i tyre kishte pësuar defekt, policia e Fierit i vjen në ndihmë turistëve nga Holanda

8 Gusht 2021, 13:07 Nga DOSJA
Mjeti i tyre kishte pësuar defekt, policia e Fierit i vjen në

FIER– Policia e Fierit i ka ardhur në ndihmë disa turistëve nga Holanda të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi makina e tyre kishte pësuar defekt në autostradën Fier-Lushnje.

Policia bën me dije se menjëherë pas thirrjes për ndihmë ata kanë telefonuar një mekanik, i cili ka zgjidhur problemin dhe pas kësaj turistët e kanë falenderuar.

Njoftimi i Policisë:

Fier – Policia Rrugore i vjen në ndihmë një famije turistësh nga Holanda, të cilët kishin mbetur në rrugë për shkak të një defekti në mjet. Pas telefonatës të marrë në numrin falas 112 nga një familje turistësh holandezë, të cilët kërkonin ndihmë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnjë kishin problem me mjetin e tyre, patrulla e Policisë Rrugore që ishte në shërbim ka shkuar menjëherë për ndihmë. Efektivët e Policisë Rrugore kontaktuan një mekanik dhe e çuan në vendin ku kishin mbetur turistët, i cili rregulloi defektin. Turistët falënderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt. Në këtë kuadër #Policia fton qytetarët jo vetëm të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, por edhe të kërkojnë ndihmë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia ndihmon turistet policia ndihmon turistet

Sondazh

Poll