Politike

“Jetë publike do bëjnë vetëm të vaksinuarit”, Koka pyet Veliajn: Po ti e ke bërë? Nëse po, na trego patentën

6 Gusht 2021, 14:41 Nga DOSJA
“Jetë publike do bëjnë vetëm të

TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka pyetur publikisht kryebashkiakun Erion Veliaj, nëse ky i fundit e ka bërë vaksinën anti-Covid, dhe nëse po, të cilës kompani ka zgjedhur.

Në një status në profilin e tij në Facebook, nisur nga një deklaratë e Veliajt, i cili deklaroi se në jetën publike në kryeqytet, duhet të marrin pjesë vetëm ata që janë vaksinuar, duke dalë edhe mbi Komitetin Teknik, Koka, pyet, por vetë Veliaj është vaksinuar?

Duke qenë se kryebashkiaku bën publike çdo lëvizje të tijën, në lidhje me projektet dhe jo vetëm, atëherë nëse ai do të ishte vaksinuar, të gjithë shqiptarët do ta dinin këtë gjë.

“Nje pyetje publike per Erion Veliajn! Sot kryebashkiaku i Tiranes ka dale mbi Komitetin e Eksperteve (jo se kjo eshte ndonje gje e re) dhe ka deklaruar se per te marre pjese ne jeten publike ne kryeqytet, qytetaret do te duhet me pare qe te tregojne patenten e vaksines, dhe nese nuk jane te vaksinuar atehere ato nuk do te lejohen as ne stadiume, as ne sheshe e as ne koncertet. Bukur shume deri ketu. Tani pyetja eshte po Erion Veliaj vete a e ka bere vaksinen anti-Covid? Logjika e do jo sepse po ta kishte bere, Erion Veliaj qe njohim ne do kishte marre 40 kamerat qe ka ne dispozicion e do ta xhironte cdo sekond, e me pas do te dilte te jepte nja 100 intervista lart e poshte ne televizonit qe paguan nga mengjesi ne darke e kshu me rradhe sipas axhendes propagandistike te dites. Por nese e ka bere, e para pse nuk na tregon patenten e kujt vaksine ka bere, si e ka bere vaksinen dhe kur e ka bere ai vaksinen anti-Covid? p.s…e pra miq, zjarr sipas deshires tani,”- shkruan Koka.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledian koka erion veliaj bledian koka erion veliaj

Sondazh

Poll