Art&Argëtim

U cilësua si vajza më e bukur në botë në moshën 10-vjeçare,si duket sot modelja e njohur franceze

6 Gusht 2021, 10:20 Nga DOSJA
U cilësua si vajza më e bukur në botë në moshën

SHBA- Thylane Blondeau u quajt  nga shtypi si “vajza më e bukur në botë” kur ajo ishte vetëm 10 vjeç.

Karriera e modelimit e vajzës me origjinë franceze u filloi mjaft herët-kur ajo ishte 4 vjeç dhe shtatë  vjet më vonë, prindërit dhe përfaqësuesit e saj patën shumë polemika për faktin që e lejuar atë të shfaqej në një xhirim të Vogue që në një moshë të vogël.

Në ditëlindjen e saj të 16 -të, Blondeau u bë ambasadore e markës “L’Oréal Paris”; ajo gjithashtu mban një jetë aktive në Instagram.

Por shumë janë kurioz të dinë sesi duket ajo tani, pasi kanë kaluar 10 vjet nga cilësimi si vajza më e bukur në botë. Në disa foto të publikuara së fundmi shihet se ajo ka mbetur e njëjta bukuroshe me sytë bojqielli dhe flokët bionde si 10 vite më parë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz thylane blondeau thylane blondeau

Sondazh

Poll