Art&Argëtim

Vajza më e madhe e Dr Dre ka probleme! LaTanya Young kërkon ndihmë përmes mediave: S’kam para! Fle në makinë

6 Gusht 2021, 05:28 Nga DOSJA
Vajza më e madhe e Dr Dre ka probleme! LaTanya Young kërkon

SHBA– Vajza më e madhe e Dr. Dre thotë se është e pastrehë dhe jeton në makinën e saj, pavarësisht se i ati cilësohet si manjat i muzikës. LaTanya Young, e cila punon për DoorDash dhe Uber Eats si shofere, tha në një intervistë se nuk ka marrë para nga i ati në më shumë se një vit e gjysmë.

“Fëmijët po qëndrojnë me miqtë e mi – ata nuk jetojnë në makinë, jam vetëm unë,” tha Young, e cila është nënë beqare e katër fëmijëve.

LaTanya është vajza e Dre me Lisa Johnson, nga e cila u nda kur LaTanya ishte 5 vjeç. Ajo pretendon se nuk e ka parë producentin e muzikës për më shumë se 18 vjet dhe mund të komunikojë me të vetëm përmes ekipit të tij. LaTanya tha se ka frikë të humbasë makinën e saj me qira sepse nuk mund t’i përballojë pagesat.

“Kushton 2300 dollarë për tre javë dhe kam paguar vetëm për një javë. Herët a vonë ata do të marrin makinën,”-shtoi LaTanya, por edhe pranoi se Dre i kishte dhënë para në të kaluarën.

Marrë nga Page Six

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dr dre latanya young dr dre latanya young

Sondazh

Poll