Ekonomi

Njihuni me gruan që ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni: Parashqevi Simaku nuk donte njeri afër

5 Gusht 2021, 19:29 Nga DOSJA
Njihuni me gruan që ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni:

TIRANË– Majlinda Luto ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni. Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo rrëfeu se ka shëtitur gjithë Shqipërinë me tren dhe se këtë punë e bën me pasion.

Majlinda u shpreh se gjatë punës së saj në tren ka takuar edhe mjaft artistë të njohur, por në mendjen e saj ka mbetur edhe sot, Parashqevi Simaku.

“Njerëzit me tren vinin atëherë, sepse nuk kishte makina. Edhe artistët me tren vinin. Parashqevi Simaku gjithmonë vinte me mua, Kavajë-Tiranë. Ishte shumë e bukur, na pëlqente. I merrnim kabinë, sepse kemi pasur vagonë me kabina. Ngaqë ishin njerëz të veçantë i fusnim në kabinë. Kemi pasur kabina dhoma-dhoma dhe i merrnim. Edhe ata kishin qejf të rrinin si larg njerëzve.

Parashqevia ka qenë shumë e bukur. Nuk donte njeri ajo afër. I merrja kabinë dhe më thoshte: ‘aman Majlinda mos më vijë njeri afër’. Ishte e dashur shumë, por rrinte veçmas”, tregoi Majlinda për “Pushime On Top”.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale majlinda luto majlinda luto

Sondazh

Poll

Ekonomi 4 Gusht 2021, 09:51

Bashkë me njerëzit që po udhëtojnë për të pushuar në det a në mal, për të eksploruar vende ende të panjohura, të freskëta për këto ditë të nxehta vere, Vodafone...

Ekonomi 4 Gusht 2021, 06:14

Oferta për vende të lira pune pas pandemisë mori një goditje të fortë, si në drejtim të sasisë, edhe të cilësisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtar...