Studimi për aeroportin e Sarandës/ Në 5 vitet e para parashikohet të akomodohen 130 mijë pasagjerë/vit; procedurat e proku
5 Gusht 2021, 05:15Nga DOSJA
Hapet gara për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin me koncesion të Aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Përzgjedhja e ofertuesit fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese të hapur, sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në dokumentet e prokurimit.
Kohëzgjatja e kontratës koncesionare (Partneritetit Publik-Privat, PPP) është 35 vite nga hyrja në fuqi e saj. Vlera e parashikuar e projektit është 34,3 mln euro (pa TVSH). Afati për dorëzimin e ofertave është 23 shtatori 2021. Kompanitë ofertuese duhet të plotësojnë kriterin e përvojës në projekte ndërtimi ose rinovimi të paktën të një aeroporti ku rinovimi konsiston në terminalin e pasagjerëve; pista dhe vendqëndrimi (kategoria 3C ose me art), gjatë 10 viteve të fundit, me kapacitet 1 milion pasagjerë ose më shumë.
Dokumentet e prokurimit përcaktojnë se koncesionari do të zhvillojë dhe azhurnojë vazhdimisht (çdo 5 vjet) master planin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës, duke përfshirë parashikimet për fluksin e pasagjerëve, sigurinë, investimet e reja etj.
Në 3 fazat e operimit të aeroportit me koncesion në 5 vitet e parë të operimit parashikohet që terminali i pasagjerëve të akomodojë jo më pak se 130 mijë pasagjerë/vit ose 300 pasagjerëve në orë. Në fazën e dytë pas 5 vitesh operim parashikohet që fluksi i pasagjerëve të jetë 300 mijë pasagjerë/vit. Faza e tretë që përkon pas 10 vitesh aktivitet fluksi i pasagjerëve pritet të jetë 700 mijë në vit.
Terminali do të projektohet dhe mirëmbahet me qëllim të zgjerimit të kapacitetit të aeroportit në 2 milion pasagjerë në vit. Sipërfaqja totale e terminalit të ri, në fazën e parë do të jetë se paku 5,000 metra katrorë.
Në dokumentet e tenderimit thuhet se koncesionari do të respektojë standardet dhe praktikat shqiptare për sigurinë, kontrollin e kufirit (emigracionin) dhe zakonet. Sakaq aktivitetet e tregtisë me pakicë, të tilla si bare dhe restorante të jenë në dispozicion nga fillimi i operacioneve të terminalit.
Aeroporti i Sarandës ndodhet rreth 6 km larg qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale, 20 m mbi nivelin e detit. Në perimetrin e zonës së projektit të distancuar prej tij ndodhen fshatrat Cukë, Caush, Aliko, Neohor, Dritas, Plaga e Re, Skate. Nga ana perëndimore, zona e projektit kufizohet me kodrat ku shtrihet fshati “Lëkurës” me kështjellën e tij dhe përtej kodrave shtrihet qyteti i Sarandës. Lumi Bistrica përshkon zonën e projektit përgjatë kësaj ane. Në anën jugore kufizohet nga Liqeni i Butrintit.
Marrë nga Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikish...
Shqipëria renditet e dyta në Europë për dhënien e lejes së qëndrimit për fëmijët nën 15 vjeç, në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Nga 64 mijë leje q...
Ekonomi 4 Gusht 2021, 09:51
Bashkë me njerëzit që po udhëtojnë për të pushuar në det a në mal, për të eksploruar vende ende të panjohura, të freskëta për këto ditë të nxehta vere, Vodafone...
Tetë televizionet kryesore në Shqipëri siguruan së bashku të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me 8% gjatë vitit 2020, pavarësisht se ek...
Ekonomi 4 Gusht 2021, 06:14
Oferta për vende të lira pune pas pandemisë mori një goditje të fortë, si në drejtim të sasisë, edhe të cilësisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtar...
Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të ndjeshme në 6-mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të pandemisë 2020, si dhe kr...
Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e procesit të fiskalizimit, me bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë për konsumatorin. Ky është g...
Parqet arkeologjike janë një nga destinacionet e preferuar të pushuesve vendas dhe të huaj. Edhe në vitin e pandemisë siç ishte 2020-ta në këto parqe ish...
Myrvete Dibra dhe vajzat e saj vijojnë të mbeten në Siri, për shkak se sipas mamasë së saj, Hasime Dibra, mbahen peng nga persona brenda kampit në Al Hol. Në nj...