Televizionet shpëtojnë pa telashe nga kriza e shkaktuar nga pandemia/ Klan me fitimet më të mëdha në treg, kush ka dalë m
Tetë televizionet kryesore në Shqipëri siguruan së bashku të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me 8% gjatë vitit 2020, pavarësisht se ekonomia e vendit u paralizua për disa muaj me radhë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.
Të dhënat financiare të televizioneve, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se katër nga tetë televizionet kryesore njohën rritje të të ardhurave, dy njohën rënie ndërsa dy të tjera ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2019.
BIRN shqyrtoi të dhënat financiare të kompanive Top Channel, TV Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media, Scan, G2Media dhe Euronews, ndërsa dy televizione të tjera të mëdha, ABC News dhe Ora, nuk u përfshinë në llogaritje për shkak se nuk kanë publikuar ende bilancet e vitit 2020.
Tregu i televizioneve duket se ka njohur zgjerim të konsiderueshëm gjatë vitit të pandemisë. Dhjetë televizione të analizuara nga BIRN më 2019, ku përfshihen edhe Ora News e ABC, bilancet e të cilave mungojnë këtë vit, patën të ardhura totale prej 4.3 miliardë lekësh, ndërsa tetë televizionet me bilance të publikuara patën së bashku 4 miliardë lekë të ardhura.
Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si përqindja e tregut të kontrolluar nga katër televizionet kryesore, duket se u përkeqësua më tej gjatë vitit të kaluar. TV Klan, Top Channel, Focus Media dhe Media Vizion kontrolluan së bashku 81% të tregut, duke lënë 19% për katër televizionet e tjera. Vitin e kaluar, indeksi i përqendrimit ishte 79%, ndërsa më 2018 ishte 88%.
Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e tregut.
Dy televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, patën së bashku 63.5% të tregut gjatë vitit 2020.
Tre nga tetë televizionet e analizuara rezultuan me humbje, përfshirë edhe dy aktorët e rinj në treg, A2CNN dhe Euronews. Fitimet totale të tregut ishin 369 milionë lekë, me rritje 4.3% në krahasim me vitin e kaluar.
Televizioni Klan zuri vendin e parë me 1.4 miliardë lekë të ardhura, një rritje prej 22% në krahasim me vitin 2019. Klan kontrollon 33% të tregut. Klan u rendit i pari edhe për nga niveli i fitimeve, me 202 milionë lekë.
Top Channel pati një rënie të lehtë të të ardhurave me 2.8% dhe u rendit i dyti, ndërsa kompania arriti të ruajë fitimet vjetore në 156 milionë lekë.
Multiscreen, kompania që menaxhon kanalin e lajmeve Report TV rezultoi kompania me normën më të lartë të fitimit në treg. Nga të ardhurat prej 191 milionë lekësh, Report TV realizoi fitime neto në masën 41.5 milionë lekë ose 22%.
G2 Media, kompania që menaxhon A2CNN, një nga dy hyrjet e reja në tregun e televizioneve, pësoi njëkohësisht rënie të të ardhurave dhe shumëfishim të humbjeve. Ky televizion u konsiderua si surpriza e vitit 2019 pasi arriti të kontrollojë 9% të tregut dhe u rendit e katërta për nga madhësia. Por ajo gjithashtu mbylli vitin me një bilanc pozitiv. Por në vitin 2020, kompania pësoi një rënie me 22% në të ardhura ndërsa humbjet fluturuan në 38.7 milionë lekë.
Euronews, e cila pati vitin e parë të plotë të operimit më 2020, realizoi të ardhura në masën 214 milionë lekë, nga 46 milionë që ishin të ardhurat në vitin 2019, ndërsa humbjet u reduktuan në 15.6 milionë lekë.
Marrë nga Reporter.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Importet e mallrave rriten në 6-mujor, nafta thyen rekordet e 30 viteve të tranzicionit, nuk mbetet pas as cigarja
Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të ndjeshme në 6-mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të pandemisë 2020, si dhe kr...
I këndonte kallashit serb! Goran Bregoviç këndon në Korçë, Berat Buzhala sërish koment: Na kanë vra’ me art dhe ku
KORÇË– Botuesi i “Gazetës Ekspres”, Berat Buzhala ka dëgjuar një tjetër këngë sllave të vënë në ambientet e argëtimit në Shqipëri,...
Fiskalizimi / Kontabilistët: Faza III e parealizueshme, nga 1 shtatori rrezikohet bllokimi i aktivitetit të biznesit të vogë
Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e procesit të fiskalizimit, me bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë për konsumatorin. Ky është g...
Menaxhimi i siteve arkeologjike pa efektivitet, mungojnë planet e mbrojtjes dhe lehtësimi i aksesit për turistët
Parqet arkeologjike janë një nga destinacionet e preferuar të pushuesve vendas dhe të huaj. Edhe në vitin e pandemisë siç ishte 2020-ta në këto parqe ish...
‘Vajzën dhe mbesat i mbajnë peng në kamp’/ Flet nëna e Myrvete Dibrës: Njëra nga vajzat është e plagosur, ime bijë
Myrvete Dibra dhe vajzat e saj vijojnë të mbeten në Siri, për shkak se sipas mamasë së saj, Hasime Dibra, mbahen peng nga persona brenda kampit në Al Hol. Në nj...
‘Standard & Poor’s’ konfirmon vlerësimin në “B+”, problem borxhi i madh që ka vendi: Ka risqe të mëd
TIRANË- Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (30 Korrik 2021), konfirmon për Shqipërinë v...
Gushti nis me rënie të euros në tregun vendas, niveli më i ulët nga dhjetori 2019
Sipas aktorëve të tregut, rënia e euros është një kombinim i disa faktorëve:-Prurjet e shtuara nga turizmi dhe hyrjet e emigrantëve. Ky është një efekt sezonal,...
Zakoni zor se ndryshon! Analiza: 40% e shqiptarëve që kanë kursime preferojnë t’i mbajnë jashtë bankave
Preferenca për të ruajtur kursimet jashtë sistemit bankar shënoi rritje të shpejtë gjatë periudhës 2019-2020, sipas një anketë të bërë nga Banka Qendrore e Aust...
Femrat, më të interesuara për të punuar në administratë, zënë 54% të aplikimeve
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën publike. Interesi për të qenë pranë administratës është vërejtur historikisht në tregun e përgjiths...